Rama në Durrës: Jam i emocionuar, stërgjyshi im ngriti flamurin e Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e Radhës në qytetin bregdetar të Durrësit. Rama tha se është shumë i emocionuar, pasi stërgjyshi i tij iu bashkua Dom Nikoll Kaçorrit dhe ngritën flamurin e Pavarësisë në Durrës. Ai tha ndër të tjera se Durrësi mendohet kur voton, por nuk gabon asnjëherë.

“Durrësi mendohet kur voton, por nuk gabon asnjëherë. Jam shumë i emocionuar përballë pamjes së këtyre flamujve, sepse stërgjyshi im iu bashkua Dom Nikoll Kaçorrit dhe ngritën flamurin e Pavarësisë. Jam mirënjohës për faktin se Durrësi na ka besuar 4 vite më parë dhe pastaj edhe më shumë. Dy vite më parë ne kërkuam mbështetje edhe më të madhe për Vangjushin. Rruga jonë për të Rilindur Shqipërinë nuk ishte e lehtë”- tha Rama.

SHKARKO APP