Rama në Korçë: Na jepni besim të plotë për të bërë më shumë (Live)

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u ndal në Korçë në takimin e radhës elektoral. Përpara simpatizantëve, Rama kërkoi votë të plotë për të bërë, siç tha ai, më shumë se c’është bërë deri më sot.

“Ju siguroj se nëse do të jemi edhe më të bashkuar për të qenë më të fuqishëm sesa sot, nëse qytetarët korçarë, e gjithë qarkut të Korçës, në 25 qershor do shkojnë të votojnë si patriotë, ne do bëjmë në 4 vitete e ardhshme për Korçën dhe qarkun 4-fishin”, tha kreu i qeverisë.

Edi Rama foli për një transformim rrënjësor të Korçës dhe gjithë qarkut.

“Sot këtu jemi shumëfish dhe jemi edhe më të bashkuar edhe më të vendosur, se fatin e Shqipërisë e kemi në duart tona. Katër vite më parë ju kam thënë na jepni besimin që të bëjmë për Korçën më shumë se 25 vjet. Ja ku jemi sot këtu, dhe Korça sot, me Korçën e 44 muajve më parë, nuk ka të krahasuar”, ishin fjalët e Kryeministrit.

Ai tha se në katër vitet e ardhshme, investimet do të shtrihen në periferi. /k.k/noa.al

Ndiqni live aktivitetin elektoral në Korçë, ose klikoni për ta parë të plotë.

SHKARKO APP