Rama në krye të një delegacioni vizitë në Ferrara të Italisë
Një delegacion shqiptar i drejtuar nga kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare pune në qytetin e Ferrarës në rajonin e Emilia Romanja.
Merrnin pjesë në këtë delegacion Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimo Kote, si dhe kryetarët e Bashkive të qyteteve të Korcës, Durrësit, Fierit, Divjakës e Konispolit.
Delegacioni shqoptar është takuar me kryetarin e Bashkisë së Ferrarës Tiziano Tagliani me prefektin Michele Kampanaro, me kryetarin e dhomës tregtare Paolo Govoni si dhe me autoritetet të larta vendore.
Qëllimi i kësaj vizite është rritja e një bashkëpunimi mes territoreve të disa komunave shqiptare dhe qytetit të Ferrarës.
Gjatë takimit kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi konkret ekonomik, social e kulturor si dhe të një projekti të përbashkët mes komunave shqiptare dhe provincës së Ferrarës.
Delegacioni shqiptar zhvilloi një vizitë dhe në kompanitë ferrareze Salvi VIvai, Zanzi Vivai e Mazzoni të cilat prej pak kohësh bashkëpunojmë me komunën e qytetit të Fierit, e ku së shpejti do të nisin kultivimin e 1000 hektarë fruta si dhe ngritjen e një qëndre për kultivimin, magazinimin e shitjen e frutave të prodhuara.