Rama në parkun eolik të Tropojës: Deri në 2030 bëhemi eksportues të energjisë. Shqipëria gati të fitojë pavarësinë nga…

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në parkun eolik të Tropojës.

Në fjalën e tij, Rama tha se ky park do të futet në punë brenda një viti dhe pritet të prodhojë 600 MW energji të rinovueshme nga era.

“Shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet dhe në harkun e 12 muajve pa llogaritur periudhën kur dimri është intensiv, ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Duke pasur parasysh eksperiencën e kompanisë dhe rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë që siç e patë në hartën e pranisë së saj në Europë ka marshuar në disa vende para se të arrinte në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam besim që do të përfitojmë dije të reja dhe një vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe veprimit në një sektor kaq strategjik. Ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe rrugën e përmbushjes së objektivit për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë. Për një periudhë të gjatë kishim një varësi të plotë nga uji, dhe kemi trashëguar një sistem me aq shumë të çara, sa kur na ka munguar shiu kemi blerë sasi të mëdha energjie me çmime të kripura por kjo po shkon drejt fundit. Do jemi në kategorinë e atyre vendeve që kanë pavarësi të plotë”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?