Rama në Riad: Perëndimin e ka mbytur inercia, mungon imagjinata dhe dëshira për inovacion

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Riad, pjesë e panelit të edicionit të 9-të të Future Investment Initiative që po mbahet në Arabinë Saudite. Rama tha se sot në Perëndim nuk mbizotëron ndjesia e imagjinatës si frymëzimi për të bukurën dhe përmirësimin, por inercia e mërzitshme nga marrja si të mirëqenë të asaj çfarë është trashëguar nga e kaluara.

”Më duhet të ndaj bindjen time të patundur që ka vende të mrekullueshme që mund të jenë të varfëra, por nuk ka vende të shëmtuara të begatë dhe të pasura. Ka lidhje të drejtpërdrejtë të bukurisë dhe begatisë. Unë besoj nëse sot Mbretëria Saudite është një model, lidhet shumë me vizionin pjesë e të cilit është bukuria, transforimi që është fizik, është i prekshëm dhe të tregon që gjithçka është e mundur. Synimi për ta transformuar këtë shkretitë në Firence 2.0, është saktësisht vizioni. Ajo që po përjetojmë sot në perëndim është inercia.

Ajo me të cilën ndeshemi në pjesën e gjirit dhe një pjesë të tjera të botës, është imagjinata. Imagjinata ushqehet nga inovacioni, nga nevoja për tu ngjitur më lart, për të bërë kapërcime. Imagjinata lidhet me bukurinë. Pas kthimit nga aeroporti mbrëmë, munda ta shihja që ka një energji ndryshe në këtë vend. Ka një kuptim ndryshe të hapësirës dhe bashkëjetesës vetëm duke parë skulpturat e gjelbëra në anët e rrugëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njerëzit me akuzonin kur isha kryetar bashkie dhe lyva me bojë ndërtesat e qytetit, me thonin kjo është fasadë. Cfarë makthi do të ishte nëse njerëzit nuk do të kujdeseshin sesi do të dukeshin. I kemi marrë të mirëqena ato që kemi. Tashmë jemi tek inercia e mërzitshme. Ja përse këtu ka një ndjesi që jeta ime po ecën mirë, po jo vendi im. Në ato vende që janë parë për një kohë të gjatë qe gjërat kanë shkuar mirë, po përballen me mërzisë e inercisë”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?