Rama në Shkup, takohet me deputetin shqiptar Ziadin Sela

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Europa Juglindore – Ndërlidhja”, ka gjetur pak kohë për të takuar edhe deputetin shqiptar, Ziadin Sela.

Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një foto ku shihet i ulur në një lokal bashkë me kryeministrin Rama.
“Photo of the day” e ka cilësuar deputeti i PDSH në Maqedoni.
Kreu i Ekzekutivit shqiptar zhvilloi sot një takim edhe më homologun e tij Zoran Zaev, ndërsa të dy liderët ranë dakord që në muajt në zhvillim të mbahet një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive.

SHKARKO APP