Rama në Tepelenë: S’dua të flas për Lulin këtu, se e keni dhëndër. Është çun i mirë, po aq di aq bën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerët e Luftinjës në Tepelenë. Duke u ndalur tek investimet e bëra në zonë, Rama tha se PS ka një program të veçantë për rrugët e fshatit.

Sakaq, kreu i Qeverisë ka vijuar edhe batutat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Nuk dua të flas për Lulin këtu, se e keni dhëndër në Tepelenë. Është çun i mirë, po s’ka faj, se aq di aq bën. S’mund të presim nga Luli të rregullojë ndonjë punë. I prishi njëherë ato që bëra unë, tani s’ka ç’bën. Nuk prish dot më gjë”, tha kryeministri Rama.

Kreu i Qeverisë premtoi heqje të TVSH-së për inputet bujqësore.

SHKARKO APP