Rama në Tropojë, deputetja: Strategu i krizës, luajti topin dhe iku si përgjatë 4 viteve

Atdheu më la vetëm:
Në mërgatë u nis,
Shirit i zi në qaf’ të kumrisë!..
Ndjesi dhimbje përcjellin këto vargje të të madhit Hamit Aliaj.

Me këto vragje deputetja Mimoza Hajdarmataj, reagon nga fushatës elektorale të Kryeministrit Rama në Tropojë. Por çfarë e revoltoi deputeten që të reagojë kaq emocionalisht?

Fushata e PS-së sot në Tropojë, të cilën si një deputete e PD-së në qarkun e Kukësit, ja njeh mirë plagët, Hajdarmataj reagon siç e cilëson vetë, “me një pështjellim ndjesish”. “Përbuzjeje, inat, dhimbjeje dhe revoltë, teksa ndoqa çfarë broçkulliste për “timon”, “karrocë”, “top”, “ndeshje”, “skuadra”….nga fusha e Stadiumit në Bajram Curri”,-shkruan deputetja në facebook.

Hajdarmataj risjell historinë e azilanëve, sidomos të zonës së saj. Historia e famijles Bytyçi që të pashpresë lanë çfarë patën në Shqipëri dhe emigruan drejt Francës, deputetja e ka denoncuar si krizë të Shqipërisë edhe gjatë qëndrimit në çadër.

“Mu kujtua çfarë kam thënë në një nga 90 ditët në Çadrën e Lirisë, ku ndër të tjera solla rastin e një bashkëfshatari nga Bytyçi, i cili u largua bashkë me fëmijët e tij të mitur drejt Francës për të kërkuar azil… Mu kujtua dhimbja e madhe e nënës së moshuar, motrave e të gjithë familjarëve kur u erdhi lajmi për ndarjen nga jeta të Musës( ndjesë pastë) atje në dheun e huaj, trupi i pajetë i të cilit u soll të atdhe por atje mbetën 5 fëmijët e tij dhe bashkëshortja”,- shkruan Hajdarmataj.

Akuza e saj shkon për kryeministrin, ku e cilëson si strategun e krizës, e mjerimit dhe i shpipullimit drejt azilit të tropojanëve, hasjanëve, kuksianëve dhe shumë shqiptarëve. “Në vend që të kërkonte ndjesë”,-shkruan Hajdarmataj, sot fill pas mbarimit të fushatës,”Rama luajti top dhe iku me ata që i kishte sjellë në shesh”.

“Strategu i krizës, i mjerimit dhe i shpipullimit drejt azilit zbriti sot në Tropojë, foli e foli pa iu dridhur qerpiku, nuk dha llogari e nuk kërkoi asnjë ndjesë për çfarë u ka shkaktuar atyre banorëve në këto 4 vjet në krye të qeverisë por “luajti top” në stadium e iku bashkë me ata që i kishte sjellë me vete për të mbushur sheshin”.

Deputetja nënvizon se Tropoja ka vetëm një fortesë dhe një bastion. “Ajo është Liria dhe Demokracia”. Edhe pse nuk është rikandiduar si deputete, Hajdarmataj vijon të jetë aktive me fushatën e PD-së edhe në rolin e opozitares.

SHKARKO APP