Rama: Nga dje ka nisur një epokë e re, gjykatësit e prokurorët do japin llogari
Lajme E Shtunë, 29 Maj 2021 17:28
“Ju pyesni shpesh pse nuk është dënuar asnjë politikan në Shqipëri? Sot është dita për të ripërsëritur se pallati i drejtësisë u pushtua nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Nga dje filloi një epokë e re. Gjykatësit e prokurorët do japin llogari. Drejtësia e re do funksionojë ndryshe. Ka Shqipëria gjykatës dhe prokurorë të ndershëm. I them të gjithë qytetarëve se nëse sot jemi gdhirë në në Shqipëri tjetër, sepse ka filluar rruga e zbatimit të reformës në drejtësi, kjo shpjegohet me patriotizmin dhe atdhedashurinë e PS. Ne kemi ndërmarrë reforma që janë baza për shtetin demokratik shqiptar. Asnjë parti nuk guxoi të bëjë reforma si PS”-tha Rama.