Rama nga Librazhdi: Vetëm Partia Socialiste e rrit ekonominë
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral me banorët e Librazhdit, theksoi se Partia Socialiste është partia e vetme që mund të rrisë ekonominë e vendit.
“Po premtojnë ulje taksash, por pa rritur ekonominë, të gjitha të tjerat janë broçkulla. Vetëm Partia Socialiste mund ta rrisë ekonominë sepse është e vetmja forcë që ka vizion kombëtar për shqiptarët, një vizion europian për fëmijët tanë dhe program real për zhvillimin e vendit”, deklaroi Rama.
“Jam shumë i bindur që në 25 qershor, do të lihen në shtëpi flamujt e partive dhe në qendrat e votimit do të votohet kuqezi. Jam shumë i bindur që çdo prind demokrat do të votojë për të vazhduar të fuqizojmë arsimin për fëmijën e tij dhe jo për t’i gjetur Lulit një punë që nuk e bën dot”, shtoi kryeministri.
Më tej, Rama bëri edhe një premtim: “U them atyre që na kanë votuar në vitin 2013 se nuk kemi bërë sa duhet, por sa kemi mundur. Por, nëse na jepni fuqi të plotë, në 4 vitet e ardhshme do të bëjmë 4-fishin e atyre që kemi bërë në këto 44 muaj”.