Rama nga Vau i Dejës: Ju tregoj amanetin që Sul Bushati i la Ditmirit

Gjatë fushatës elektorale në Vaun e Dejës, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta me qytetarët. Rama kujtoi dhe babain e kandidatit për deputet të PS-së në Shkodër Ditmir Bushatit, dhe amanetin që i kishte lënë këtij të fundit.

“Ditmiri është me Vllazninë se i ka lënë amat i ati. Unë e zëmë po behëm me Kukësin. Nuk diskutohet Kukësi është më i dobët dhe Vllaznia është më e fortë. Dhe që i vogël unë po themi. Edhe ndeshja mbaron ikim në shtëpi, të hënë vazhdon jeta. Ndërsa zgjedhjet nuk mbarojnë ditën që mbaron numërimi. Zgjedhjet atë ditë fillojnë sepse të hënën, të martën të mërkurën, kur mbaron numërimi ata të cilët janë zgjedhur fillojnë punën. Pra zgjedhjet nuk janë tifozllëk. Janë për të marrë në punë njerëz,” tha Rama.

Kreu i qeverisë është shprehur se pas ndeshjes së futbollit edhe nëse fiton edhe nëse nuk fiton skuadra juaj e preferuar jeta vazhdon.

SHKARKO APP