Rama njihet me “Sadamin” e RENEA-s, habitet nga rrëfimi. Majko: Kryeministri jeton në fshat, s’i merr vesh këto

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Njësinë numër 5 ku ka pirë kafen e mëngjesit i rrethuar nga dhjetëra banorë.

Ndonëse kryeministri iu tha se nuk është miting, banorët janë afruar për ta dëgjuar, e nuk kanë munguar batutat e shumta. Mes të tjerash Rama është njohur me një administrator pallati, me nofkën “Sadami”.

Ai i ka treguar kryeministrit se është zgjedhur administrator nga asambleja e pallati dhe se të gjithë i binden dhe nuk i thyejnë urdhrat. Administratori i ka treguar kryeministrit edhe si e ka marrë nofkën “Sadami”.

“Punoja tek RENEA, e merresha me të gjithë rrugeçërit e Tiranës. Unë aty shkoja në operacione, futesha i pari, ndaj ma vunë Sadami”, th ai.

Ndërsa Rama është shprehur i habitur nga mënyra e funksionimit të njësisë dhe zonës me administratorin “Sadami”, Majko i ka kujtuar se jeton në fshat.

Rama: Po të binden banorët.
Sadami: Po të gjithë pa përjashtim. Vendimet i merr Asambleja.
Majko: Ti tani jeton në fshat nuk i merr vesh këto gjëra.

SHKARKO APP