Rama: Nuk ka asnjë vrasës, por një aktor që luan për euro
Kryeministri Edi Rama tha dje se ngjarjen për atentat ndaj ish-deputetit socialist e ka mësuar nga deputeti Doshi. Ai tha se tij i janë ofruar të gjitha mundësitë për të regjistruar dëshminë. Rama tha se Tom Doshi ka refuzuar të japë dëshminë dhe se lidhur me organizimin, ai duhet të japë dëshminë e tij. Rama deklaroi në emisionin “Opinion” se nuk ka pasur përpjekje për të eliminuar deputetin.
Do të dëshmoni edhe nesër në Krimet e Rënda?
Patjetër, deri sa faji të mos mbetet pa autor.
Pse kjo vonesë kur kjo çështje është diskutuar kohë më parë?
Nuk ka asnjë vonesë. Nuk kishte asnjë kallëzim të deponuesit.
Si e mësuat ngjarjen?
Pretendimin e kam mësuar nga vetë deputetit. Më tregoi për komplotin.
Ju kërkoi ndihmë, këshilli apo çfarë?
Jo, më ka vënë në dijeni hap pas hapi, bashkë me ministrin e Brendshëm dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Kam diskutuar edhe me kryeprokurorin, por që të ketë një procedim ligjor, duhet të ketë një kallëzim.
Duket të kishte një indicje për një deputet që pretendonte se i kërcënohej jeta?
Ministri i Brendshëm dje në mënyrë besnike ka raportuar se pasi është vënë në dijeni të çështjes. Ekziston një procedurë e dokumentuar.
Vrasësi…
Nuk ka vrasës Fevzi… Nuk është një vrasës. Nesër mund të dalë një aktor tjetër për ca euro me shpifje që mund të thotë se vrasësi mund të jem unë, mund të jetë Sandri, çfarë do bëjmë. Policia e ka ndjekur çështjen dhe ka fashikull për këtë çështje… Kush e organizoi këtë? Që nuk ka një komplot kjo i është thënë deputeti prej kohësh. CCështja do të zbardhet nga pikëpamja penale.
Nëse do të ishte hedhur në erë bashkë me dëshminë e tij dhe sot do të kishim vetëm videon. Çfarë ka bërë policia që nuk ishte thirrur të pyetej?
Rama për policinë çështja është e sqaruar prej kohësh. Nuk ka pasur komplot për të vrarë asnjë deputet. Personi është shfaqur në cilësinë e të penduarit. I është dhënë mundësia për të bërë kallëzimin dhe ka refuzuar.
Çfarë keni biseduar me ministrin e Brendshëm dhe Prokurorin e Përgjithshëm pas kësaj çështjeje?
I kam kërkuar që çështja të zbardhet, edhe pas arrestimit të një personi ku pas denoncimit të deputetit kur tha se dëshmitari i tij ishte vënë në rrezik. Në këtë moment ka filluar hetimi zyrtar.
Përse u mbajt e fshehtë për 6 muaj?
E fshehtë çfarë? Nuk ka pas një denoncim.
A kishte deputeti Doshi se përse donin ta vrisnin?
Deputetit u përjashtua nga PS jo për këtë çështje. Kot përpiqet që të nxjerrë si të vërtetë një të vërtetë imagjinare dhe sot nuk arrij të kuptoj se ka qenë i rrethuar nga paranoja apo pjesë e kësaj farse.
A keni folur me Ilir Metën për këtë çështje?
Po sigurisht, që në momentin e parë. Deri sa nga policia na u tha që këtu nuk ka asnjë bazë reale. Tani përfshirja e këtyre personave është për të krijuar këtë zallamahi, apo si një përfshirje imagjinare, kjo është një çështje tjetër.
Marrë me shkurtime nga emisioni “Opinion”