Rama nxjerr jashtë gazetaren nga konferenca, Vasili: I tmerruar nga pyetjet, fundi i primitivit Edi Rama tashmë është fakt
Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët për prezantimin e strategjisë se si do të përzgjedhë kandidatët për deputetë. Por SYRI TV njoftoi se nuk do ta transmetonte këtë konferencë të Ramës, pasi zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama e ka përjashtuar nga kjo konferencë gazetaren Ambrozia Meta, duke bërë përzgjedhje selektive të gazetarëve, duke marrë kështu kostot e një vendimi që shkon në dëm të lirisë së medias dhe informimit të qytetarëve.
Lidhur me këtë ngjarje të paprecedentë, që nuk është dhe e para që Rama ka pasur me gazetarët,, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
“Primitivi Edi Rama i tmerruar nga pyetjet e një gazetareje, vajzë e re, Ambrozia Meta gazetare e SYRI.TV, e përjashton ate nga Konferenca e Shtypit.
Gënjeshtrat e primitivit dalin në shesh nga pyetjet e vërteta të Ambrozia Metës.
Fundi i primitivit tashmë është fakt.
Fundin e primitivit nuk e shpëton asgjë”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2465116457121505