Rama para investitorëve: Qeveria, masa të reja për të mbështetur biznesin

-Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar para komunitetit të investitorëve se qeveria do të vazhdojë të marrë masa aktive për lehtësimin e klimës për biznesin. Ai theksoi se do të miratohen së shpejti dy ligje të rëndësishme ai për investimet dhe ligji për turizmin.

Kreu i qeverisë ka marrë pjesë pasditen e sotme në një takim me shoqatën e bizneseve të huaja, ku në fokus ishte bashkëpunimi mes qeverisë dhe biznesit si partner të rëndësishëm për ekonominë shqiptare.

Kryeministri Rama në fjalën e tij pasi falenderoj shoqatën e invesitorëve të huaj që realizuan këtë evenimet vjetor u shpreh se “viti që lamë pas krahëve ishte një vit me sfida të mëdha për Shqipërinë dhe natyrish dhe për biznesin. Shpresojë që prej tatimeve tona, ju shihni se qeveria është me e besueshme sepse ne duam të bashkëpunojmë për të mbajtur premtimet tona dhe krijuar një mjedis të përshtatshëm në Shqipëri që është tërësisht i mundur. Ne do të mbledhim Këshillin Ekonomik Kombëtar ku biznesi ka një peshë të rëndësishme për të dhënë propozime mbi nismat ekonomike,

Rama, duke u bërë thirrje investitorëve  theksoi se qeveria mirëpret propozimet e tyre “Na duhet të hartojmë paketa të propozuar nga ju në menyrë që tu lehtësojmë punën tuaj dhe rritur bashkëpunimin”, theksoi Kryeministri.

“Me qëllim që politikat të jenë efektive na duhet të hartojmë paketa e politika që bazohen në sygjerimet tuaja. Suksesi i paketës për fasonet është një sukses dhe rezultat i dëgjesës suaj. Gjatë vitet kaluar eksportet për këtë industri u rritën me 150 milion dollarë amerikan. Në fakt këtë model bashkëpunimi, duam ta vendosim edhe në sektorë të tjerë dha ta vendosim bashkë me ju formën dhe zbatimin e saj. Që prej fillim, programi ynë ekonomik është ndërtuar mbi dy shtylla kryesore; Nga njëra anë vetëdija jonë, që kishte ardhur koha për të kthyer faqen dhe mbajtur përgjegjësi për kthimin e borxheve në sektorin privat dhe nga ana tjetër, bazuar në bindjen tonë që kohë mjaft të vështira për ekonominë mund të kalohen nëpërmjet ndërtimit të partneritetit”, tha Rama

Pu ashtu, Kryeministri theksoi se “Veprimi ynë për një model ekonomik është bazuar vetëm në anlaizën tonë por mbi punën e përbashkë me arganizatat ndërkomtare se FMN dhe BB dhe po kështu me partnerët në terren”.

SHKARKO APP