Rama për akuzat e opozitës: Flitet lart e poshtë se janë bllokuar negociatat me BE…
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për bllokimin e negociatave, duke thënë se “flitet lart e poshtë” se janë ndalur negociatat e vendit tonë me BE.
Rama thotë se këto akuza janë plotësisht të pavërteta.
“Fitet lart e poshtë se negociatat janë ndaluar, kjo është totalisht e pavërtetë. Negociata nuk janë shëtitje në lëndinë por proces testimesh të vazhdueshme. Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është kyç, por nuk ka asnjë motiv për të folur për bllokim. Jemi sipas agjendës së përcaktuar, prilli është muaji i diskutimeve intensive pasi në fund të marsit janë mbledhur pyetjet e vendeve anëtare. Pas diskutimeve do vijë dhe vendimmarrja”, u shpreh Rama teksa ishte i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik.
KOHA JONË SONDAZH

