Rama për foshnjën që u dogj: Altea rikthehet te familja

Kryeministri Rama ka postuar dy foto të foshnjës që 1 muaj më parë u dogj aksidentalisht me tenxheren e qumështit. Altea e vogël, e cila kishte pak shpresa për jetën, por pas dërgimit në Turqi për kurim më të specializuar, Altea ia doli mbanë të mbijetojë dhe shumë shpejt do të rikthehet te familja.

“A ju kujtohet Altea, bebja që u dogj dhe kishte vetëm një fije shprese për jetën? Sot ajo është jo vetëm përfundimisht jashtë çdo rreziku, po gati për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e saj”, shkruan Rama.

SHKARKO APP