Rama ‘përqesh’ Bashën me një FOTOmontazh: Kreu i PD, si bukuroshja e fjetur

Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër fotomontazh ku tallet me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në foto duket personazhi i filmit të njohur vizatimor “Bukuroshja e fjetur” dhe në vend të fytyrës së saj është ajo e kryedemokratik Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë e ka akuzuar shpesh Bashën se ka fjetur gjumë gjatë punës së tij, sidomos gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama madje edhe sot e uroi nga Malësia e Madhe për ditëlindje Bashën duke i thënë: “I paç 100 vitet ardhshme në gjumin më të ëmbël që dëshiron. Sinqerisht të uroj shëndet për fëmijët dhe familjen, gëzuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?