Rama pi raki dhe ngre dolli për Bashën
Kryeministri Edi Rama, gjatë një dreke pune me peshkatarë në Vlorë, ka ngritur dolli për kreun e PD-së, Lulzim Basha.
“ Hajde ngrejmë një dolli tani, do pijmë për Bashën në Mallakastër. Dhëndër Tepelene e kemi, kur shkon në Hollandë thotë jam holandez, kështu që gëzuar”, -tha Rama. Po ashtu, Rama duke folur për problemet në këtë veprimtari, kërkuar që ata ta ndihmonin duke e forcuar më shumë, në mënyrë që edhe ai t’i ndihmojë kur të marrë një mandat të dytë.
Kryeministri i ofroi peshkatarëve ndihmën e tij me kushtin që edhe ata ta ndihmonin.
“Gëzuar kapiten se je në formë je ne rregull, rakinë e keni shumë të mirë vetëm me kujdes. Damjani më ka informuar për problemet, meraku jonë tani është të nxjerrim nga deti me 25 qershor ngarkesën që na duhet. Nëse doni t’ju ndihmojë më shumë duhet të më ndihmoni më shumë. Doni ndihmë nga unë po më forconi dorën pra” tha Rama.