Rama poston artikullin e BBC, komentuesit i kujtojnë ”Gertën e dhive”

Fjalimi i vajzës nga Mirdita që përloti parlamentin ditën e djeshme, do të mbetet gjatë në kujtesën e njerëzve, sepse ajo tha një realitet të hidhur në fshatin ku ajo jetonte. Këtë fjalim, kryeministrit Edi Rama ia kanë kujtuar edhe komentuesit në facebook në përshëndetjen që kreu i qeverisë bën çdo ditë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë transmetim të BBC kushtuar muzikës së mrekullueshme të sazeve shqiptare, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama në facebook.

Por një komentues ia kthen: Zoti kryeminister miremengjesi edhe juve doja te thoja qe ajo vajza qe foli ne parlamentin shqipetar ka studiuar ne Itali saktesisht ne La Sapienza ne nje nga universitete me te mira te Italise ku nga ajo shkolle kane dalur edhe presidentat e italise. Si ka mundesi qe asaj vajze nuk ju ofrua asnjehere nje vend pune? Keto imazhe qe publikoni juve c’do dite per Shqiperine jane shume te bukura, por Shqiperia ka nevoje per shume gjera elimintare sic eshte uji rruga drita punesimi shkolla shendetesia rregullat ligjore qe duhen zbatuar nga te gjithe . Ajo vajze duhet te prezantoje Shqiperine dhe jo ato politikane qe zihen qe si ta ndajne Shqiperine.Nqse doni qe Shqiperia te hyje ne Europe duhet te merni ne qeverisje njerez qe kane studiuar si ajo vajza dhe jo hajduta. Vetem keshtu do realizohet endrra e cdo shqiptari.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10155187235511523

SHKARKO APP