Rama poston fotoalbumin nga punimet e Forumit Strategjik të Bledit
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën e 20-të ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit (Slloveni), si dhe në një sërë eventesh që u organizuan në kuadër të forumit. Rama ndau një fotoalbum nga punimet e edicionit të 20-të të Forumit Strategjik të Bledit.
Ai tha se Shqipëria po ecën përpara në procesin e anëtarësimit, me të gjithë angazhimin për realizimin e piketave dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Komisioni Europian. ”Kemi objektiva të qarta të hedhura në tryezë nga Komisioni që na sfidojnë të realizojmë të gjitha piketat dhe të gjitha kriteret që t’i përmbyllim negociatat deri në 2027-ën. Pra, këtë po bëjmë, pikërisht këtë, po shtyjmë, po ecim përpara”. tha mes të tjerash Rama.
Forumi Strategjik i Bledit ka ofruar një platformë për diskutime strategjike të nivelit të lartë mbi çështjet më emergjente me të cilat përballet Europa. Forumi 2025 ”A Runaway World” bën bashkë udhëheqës, ekspertë dhe vizionarë për të eksploruar rolin e Europës në formësimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe bashkëpunuese.
KOHA JONË SONDAZH

