Rama poston fotot: Avancojnë punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës, imazh më dinjitoz dhe estetik për qytetin

Kryeministri Edi Rama tregon se vijon puna në kantierin pranë Urës së Bahçallëkut në Shkodër. Ai shkruan se punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës do të përmirësojnë infrastrukturën rrugore, rritjen e sigurisë për qarkullimin dhe krijimin e një imazhi më dinjitoz e estetik për qytetin.

”Vijon puna në kantierin pranë Urës së Bahçallëkut në Shkodër, një nga nyjet më të rëndësishme të aksesit në qytet. Punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës po avancojnë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë për qarkullimin dhe krijimin e një imazhi më dinjitoz e estetik për qytetin.

Kjo ndërhyrje synon ta kthejë këtë zonë në një hyrje funksionale dhe përfaqësuese, që reflekton identitetin dhe zhvillimin urban të Shkodrës, duke i dhënë qytetit një prezantim më të rregullt, më modern dhe më mikpritës për banorët dhe vizitorët”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?