Rama poston fotot: Lura magjike e arritshme përmes rrugës turistike, është hedhur shtresa e parë asfaltike
Punimet për riparimin e rrugës Peshkopi-Lurë dhe Lurë-Perlat po shkojnë drejt përfundimit. Puna vijon njëkohësisht në dy drejtime, nga Lura drejt Arrasit të Dibrës dhe nga Lura në drejtim të Rrëshenit.
Kryeministri Edi Rama informon se shumë shpejt Lura do të jetë e aksesueshme përmes rrugës së re turistike, duke theksuar se është hedhur shtresa e parë asfaltike në segmentin Peshkopi-Lurë dhe po vijon puna në segmentin Lurë-Rrëshen.
“Së shpejti, edhe Lura magjike do të jetë e arritshme përmes rrugës së re turistike, ku është hedhur shtresa e parë asfaltike mbi segmentin Peshkopi-Lurë dhe po vazhdon puna mbi segmentin Lurë-Rrëshen”, deklaroi Rama.
Rruga e re krijon një lidhje të qëndrueshme me zonën e Lurës, duke përmirësuar ndjeshëm lëvizjen dhe duke hapur mundësi të reja për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale. Projekti përfshin riparimin e aksit me gjatësi rreth 40, kilometra dhe ndërtimin e shtresave asfaltike, mureve mbajtëse, tombinove, veprave të artit rrugor dhe sinjalistikës.
KOHA JONË SONDAZH







