Rama poston fotot: Shkollat e Shkodrës po rilindin me kujdesin që u ka munguar ndër vite
Bashkia e Shkodrës ka kryer një sërë ndërhyrjesh në infrastrukturën arsimore të qytetit, duke synuar përmirësimin e kushteve, që nga shkollat 9-vjeçare e deri te fakultetet.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, foto nga shkollat në të cilat janë kryer ndërhyrje, ndërsa thekson se “shkollat e Shkodrës po rilindin me kujdesin që u ka munguar ndër vite”.
Ndërhyrjet nuk janë kryer vetëm në aspektin estetik, por për të rritur funksionalitetin dhe për të krijuar një mjedis më dinjitoz për nxënësit dhe mësuesit. Ministria e Arsimit gjatë vitit 2025 për infrastrukturën shkollore në Shkodër ndau 7 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

