Rama poston pamjet, flamingot shfaqje magjike në Parkun Kombëtar ”Divjakë-Karavasta”
Flamingot dhurojnë shfaqje magjike natyrore në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të flamingove që fluturojnë mes lagunës dhe pishave, duke e kthyer këtë park edhe në një destinacion të veçantë të ekoturizmit në Shqipëri.
Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra-mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.
Zakonisht qindra flamingo mblidhen së bashku si një grup baleti uji. Të gjithë pastrojnë puplat e tyre rozë duke qëndruar me një këmbë në diell për orë të tëra, madje me një këmbë edhe flenë.
KOHA JONË SONDAZH

