Rama poston pamjet, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike
Qeveria ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.
Ende po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, një nismë që i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga një tjetër ndërhyrje e forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
“Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike”, tha Rama, ndërsa ndau pamje nga prishja e shkallëve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme mbi trotuar.
Nisma për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.
KOHA JONË SONDAZH

