Rama poston pamjet: Riciklimi, model i qëndrueshëm zhvillimi me ndikim në ekonomi

“Qarkullo dhe krijo” është vizioni që udhëheq sipërmarrjet e riciklimit, duke promovuar një model të qëndrueshëm zhvillimi. Kompania “Edi Pack” në Durrës përfaqëson një shembull konkret të ekonomisë qarkulluese, duke realizuar cikël të mbyllur që nis nga prodhimi i letrës dhe kartonit, vijon me riciklimin dhe përfundon me rikthimin e tyre në përdorim.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga modeli i kësaj kompanie ricikluese, e cila kontribuon në reduktimin e mbetjeve dhe rritjen e normave të riciklimit. Themeluesi i kompanisë, Bardhyl Baltëza u shpreh se “Edi Pack” ka një histori 30-vjeçare dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 28 mijë metrash katrorë, duke bashkëpunuar me afro 400 klientë.

Ai theksoi se kompania operon me rreth 184 punonjës dhe përdor makineri të teknologjisë më të avancuar europiane, të certifikuara për cilësi nga institucionet përkatëse. “Kompania prodhon karton dhe paketime të të gjitha llojeve, përfshirë karton ushqimor të pajisur me certifikatë ISO”, shtoi ai. Sipas Baltëzës, përkushtimi ndaj mjedisit është thelbësor, pasi mjedisi që kemi sot është trashëgimia që do t’u lëmë brezave të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 184 punonjës, kompania dëshmon se ky sektor nuk është vetëm një zgjidhje për mbrojtjen e mjedisit, por edhe një burim i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm punësimi, me ndikim pozitiv në ekonominë lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?