Rama prek çamët në pikën e tyre të dobët

Duke komentuar listën e kandidatëve për deputet të partisë Demokratike të Vlorës, Edi Rama i bëri grekëve dhe çamëve një llogari të thjeshtë, që godet direkt shqiptarët e Çamërisë.

Edhe Vangjel Dule, kreu i partisë së minoritetit grek PBDNJ, edhe Dashamir Tahiri, mbrojtës i kauzës së komunitetit çam, janë në sëbashku në listen e Vlorës.

Vangjel Dule është i treti në listë, ndërsa Tahiri i pesti. Duke supozuar se Partia Demokratike nuk arrin kuotën e pesë deputetëve në Vlorë, Rama tha se çamët që do rreken të mbledhin vota për Tahirin, faktikisht po ja falin Dules.

Kështu Vangjel Dule do të futej në Parlament, ndërsa Tahiri do të mbeste jashtë, duke lënë shumë të papërfaqësuar.

“Sollën Vangjel Dulen dhe Dashin e Havasë. Bashkë Vangjeli dhe Dashi. A e kuptoni çfarë është kjo. Ja u them demokratëve këtë. Se demokratët e zakonshëm janë patriotë, dhe PD-së i kanë besuar për shumë e shumë arsye, që unë i mirëkuptoj. A e kuptoni tani që do shkoni të votoni që të çoni Vangjelin në Parlament? Jo se i përket minoritetit grek, por se e tradhtoi minoritetin grek, merreni me mend tani se sa besnik mund t’i rrijë Vlorës. Dhe tani gjithë komuniteti çam i qarkut të Vlorës duhet të turret për të mbledhur vota për Vangjelin. I them çamëve të Vlorës, se sa më shumë të votoni Dashin, aq më të sigurtë e keni në xhep Vangjelin. Se Dashin harrojeni, nuk arrini ta bëni dot deputet”, – deklaroi Edi Rama gjatë një takimi elektoral Amantia të Vlorës, duke shpresuar të përçajë elektoratin e djathtë në këtë qytet.

Kreu i qeverisë tha se ky është çifti i dytë surprizë i këtyre zgjedhjeve, pas “çiftit Edi Rama-Lulzim Basha”.

“Partia Demokratike na sjell këtu në Vlorë një çift që kurrë nuk e kam imagjinuar që do t’i shikoja bashkë. Domethënë ky është çifti i dytë surprizë pas çiftit tim me Lulin.” –u shpreh Rama. /LAPSI.AL/

LISTA PER QARKUN VLORE

Agron Shehaj

Nada Mecorapja

Vangjel Dule

Arben Ristani

Dashamir Tahiri

Adriatik Alimadhi

Hariz Mema

SHKARKO APP