Rama promovon kreun e PD-së, “ERTV” transmeton live fjalën e Bashës në Kuvend

Pas një periudhe 6 vjeçare, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është rikthyer në Parlament.

Këtë të martë në seancë, ku po zhvillohen diskutimet për programin qeverisës, kryedemokrati ka mbajtur fjalën e tij ku sigurisht pjesë e retorikës ishin akuzat ndaj qeverisë ku ai deklaroi se pakti me Ramën vdiq.

Por fjala e Bashës këtë herë nuk u transmetua vetëm në media, por edhe në faqen zyrtare të “facebookut” të kryeministrit, pikërisht tek “ERTV”, e shndërruar tashmë  në  një “televizion” që transmeton veprimtarinë e Ramës.

Por mesa duket, në një përpjekje miqësore për të ndihmuar në rritjen e profilit të kreut të PD-së pjesë e programacionit të “ERTV”-së ishte edhe fjalimi i Bashës në foltoren e  Kuvendit, si dhe sigurisht, fjala e gjithë deputetëve të opozitës.

SHKARKO APP