Rama publikon pamjet nga transformimi i Arkivit të Filmit: Një arkivë që ndriçon është një komb që kujton

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi rrënjësor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), institucionit që ruan trashëgiminë vizuale dhe historike të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë ka evidentuar rëndësinë e modernizimit të kësaj strukture, jo vetëm si investim infrastrukturor, por si një detyrim ndaj kujtesës kombëtare.

“Një arkivë që ndriçon është një komb që kujton”, shkruan Rama krah pamjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky transformim synon të garantojë kushte optimale për ruajtjen, restaurimin dhe digjitalizimin e fondit të pasur kinematografik shqiptar, duke shpëtuar nga degradimi mijëra tituj filmash, dokumentarësh dhe kronikash që datojnë prej dekadash.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?