Rama-qytetarit: Na gjej nja 10 vota të sigurta
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në ‘Facebook’ një video gjatë takimeve që po zhvillon me qytetarët si pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Por edhe këtë rast ndjekësit e kanë shfrytëzuar si mundësi për të komentuar duke shprehur shpesh herë edhe pakënaqësi.
Një qytetar i shkruan kryeministrit se ai duhet t’u bëjë vërejtje atyre që dalin në takim se ose janë të pa punë të gjithë ose kane lenë punët e tyre dhe kane dalë për takim me partinë.
Por kryeministri i është përgjigjur duke i thënë të kapë telefonin dhe të bëjë 10 vota të sigurta për PS-në.
Komentuesi: Zoti Kryeminister nuk ju ben pershtypje dicka nga keto taime me elektoratin, qe asnje nuk po punon . dmth tek kjo video qe shikoj kan dal pothuaj i gjithe qyteti ose fshati ku keni shkuar ( urime per mbeshtetjen qe ju japin ) Keta ose jane te pa pune te gjithe ose kane lene punet e tyre dhe kane dal per takim me partine ?! kete verejtje duhet tja beni ju ketyre njerezve.
Replika e Ramës: Mos u qaj hallin ketyre Xhixhi se keta te tere punojne ne fshat dhe nuk rrine ne fejsbuk duke pire puro ?te shkruajne per fshatin pa e ditur nga bie?Ky takim ishte pasdite vone Xhixhi dhe sic e sheh ata nuk kishin ardhur me zor aty, keshtu qe s’kam c’verejtje u bej atyre? Po ti kap telefonin andej ku je dhe beji 10 vota te sigurta per nr.✌️?
Komentuesi: Kalamajt nuk votojne mos humb kohe t’u i puth,puth pleq e plaka ata(ato) i genjen lehte
Replika e Ramës: Po po, jane budallenj populli nuk jane te mencur si ti Ardian qe edhe ne maje te Gjermanise s’paske mesuar gje hic akoma ?Po as me intereson hic cfare ke shkruar ketu te them te drejten, po t’u pergjigja vetem sepse duhet ta dish mire qe Shqiperia qe dua une eshte per ata femijet e tu qe i paske ⭐️ se sa per ty ti rehat do ishe edhe me Shqiperine pa shtet te baces Sali.