Rama shfaqet i emocionuar: Jam njeriu më i lumtur…

Plot 100 vite nga krijimi, sheshi “Skënderbej”, vendi simbol i shqiptarëve merr një pamje të re.

Në fjalimin e tij me rastin e përurimit të këtij sheshi, kryeministri Edi Rama u shfaq i emocionuar.

Ai tha se kjo ishte hera e parë kur i dridheshin gjunjtë.

“Kam kaluar në shesh para disa javësh me Lindën dhe nuk i mbaja dot lotët. E kam besuar fort në zemër dhe mendje, me gjithë fuqinë e qenies time, se Shqipërisë, Tiranës i duhej një shesh. Ka pasur momente kur jam dorëzuar, duke menduar se ky shesh nuk do bëhet kurrë. Kur ecnim atë natë me Lindën, më dukej e pabesueshme, por e mrekullueshme.

Ky nuk është sheshi i pushtetit, ky shesh është një piramidë e ulur, që qendrën e ka në mes dhe çdo qytetar mund të shkojë të rrijë në majë të piramidës, zot i vetes dhe i barabartë me të tjerët.

Ky shesh është hapësira me mikroklimën më ideale në hapësirat shqiptare. Këtë do e shijojnë të gjithë ditën e natën. Uji del për të stabilizuar temperaturën ideale për njerëzit.

Kurora e gjelbër është një tërësi bimësh dhe pemësh nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.

Ky nuk është shesh i të fortëve, është sheshi i të dobtëve. Këtu të gjithë janë njësoj,” tha Rama.

I emocionuar, Rama tha se nuk mund të flasë gjatë.

“Jam njeriu më i lumtur mes shqiptarëve”.

“Mirënjohës lali Erit që e çoi projektin deri në fund”.

SHKARKO APP