Rama shkrin të vegjlit- Dy kandidatë në Elbasan tërhiqen nga gara 48 orë para zgjedhjeve: Mbështesim PS-në

Kandidatët e Partisë Aleanca Demokratike dhe Partisë Social Demokrate në qytetin e Elbasanit tërhiqen nga gara 48 orë para zgjedhjeve.

Mësohet se kandidatët që kanë vendosur të braktisin forcat politike me të cilat garonin janë Arben Hoxha kryesuesi i PAD dhe Taulant Sinani kryesuesi i listës së PSD në Elbasan.

Ata deklarojnë se kanë vendosur të mbështesin Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arben Hoxha dhe Taulant Sinani mësohet se kanë zhvilluar sot një takim në selinë e PS Elbasan me drejtuesin e saj, Taulant Balla dhe fill pas këtij takimi i kanë bërë thirrje votuesve të tyre të bashkohen dhe të mbështesin Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?