Rama shkriu dhe lëvizi gjysmën e qeverisë, Tabaku: Ndikim i protestave, ndërkombëtarët janë ndërgjegjësuar

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga protesta para Kryeministrisë, tha se ndryshimi i gjysmës së qeverisë nga Rama 5 muaj pas nisjes së mandatit ka ardhur nga presioni i opozitës përmes protestave, por edhe ndërgjegjësimit ndërkombëtar. Po ashtu Tabaku vuri në dukje se mesazhi kryesor i ndërkombëtarëve, duke përfshirë McAllister-in ka qenë zbatimi i reformës në drejtësi.

“Për mua janë të gjithë emra që shkojnë e vijnë, ai që e mban sistemin në këmbë është Edi Rama dhe kundër tij jemi, s’merremi me emra individualë.

Një qeveri që ndryshohet 5 muaj pas nisjes së mandatit të saj, të gjithë e kuptojnë që ka presion qytetarëve dhe opozitës dhe ndërgjegjësim ndërkombëtar nga protestat, ka ardhur edhe si rezultat i detyrimeve të procesit të integrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

McAllister tha se hapësirat e opozitës në Parlament janë të ngushtuara. Mesazhi kryesor që tha është që reforma në drejtësi duhet zbatuar pa hezitim. Për herë të parë Shqipëria përmendet për çështje sigurie, dhe fokusi është qeveria, jo opozita”, tha Tabaku për ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?