Rama shpërthen me mallkime për shqiptarët: Jazëk ju qoftë po çuat në Parlament kandidatët e PD-së

Nga Vlora, kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh vlonjatëve demokratë, por edhe çamëve e minoritarëve.

Duke folur vlonjatshe, Rama tha se çamëve e minoritarëve që do votojnë për Vangjel Dulen e Dashamir Tahirin ju qoftë jazëk vota.

“Je anëtar i PD? Çfarë problemi ka? Aty të rrish e të rrish me nder. Por a është Luli gati të bëjë punë që mund të bëjë skuadra jonë? A mjafton bindja juaj e djathtë që t’i shkoni mbrapa Dashit të Havasë dhe Vangjelit të bakllavasë?’,- tha kryeministri.

Duke sulmuar sërish kandidatët e PD-së Vanjel Dulen dhe Dashamir Tahirin, Rama shtoi: “Si mund të tallet dhe poshtërohet çështja çame nga Dashi i Havasë dhe një parti e lindur për të mbrojtur minoritetin të parkohet në garazh që Vangjeli dhe Dashi të hipin në autobus dhe minoriteti t’ju shkojë nga pas. Unë ju them vlonjatshe çamëve të Vlorës: Nëse në fletën e votimit në vend që ta bëni flamur kuq e zi, e bëni biletë autobusi për Dashin e Havasë, jazëk ju qoftë”.

Ndër të tjera Rama pranoi se: “Nuk kemi bërë asnjë mrekulli, nuk kemi bërë çdo gjë aq mirë sa duket sepse duhet shume e shumë akoma në çdo sektor dhe për çdo grup moshë në Shqipëri. Ama, besoj se ju kemi dhënë mjaftueshëm të gjithë shqiptarëve provën e ambicies, aftësisë dhe vullnetit për ta bërë shtet këtë vend”.

SHKARKO APP