Rama: “Shpreh keqardhjen për gazetarët e ardhur dje nga Shqipëria që u bllokuan për disa orë në Greqi”
Edi Rama nga Selaniku në takimin me shqiptarët e Greqisë: “Shpreh keqardhjen për gazetarët e ardhur dje nga Shqipëria që u bllokuan për disa orë në Greqi, dua të falënderoj ministrin e Jashtëm grek, mikun tim për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situate absurde.
Kjo nuk i ka ndodhur kurrë një gazetari grek në kufirin hyrës në Shqipëri.
Dua të besoj se qeveria greke do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’i drejtojmë zyrtarisht për rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi. Ai ka bërë vetëm detyrën si gazetar”,-theksoi ndër të tjera kryeministri Rama.