Rama: Shqiptarët jo dembelë, dembelizmi u sponsorizua

42 shkolla profesionale dhe  10 qendra të formimit profesional janë pjesëmarrëse në panarin dhe olimpiadën për të prezantuar idetë dhe punën e tyre krijuese.

Nga 440 të rinj, nxënës të shkollave profesionale, 200 prej tyre do të trajnohen për të hartuar një plan biznesi. Nëse projekti rezulton i sukseshëm, të rinjtë do të përfshihen në programe të posaçme të qeverisë për ngritjen e biznesit.

Qeveria beson se e vetmja zgjidhje e përputhjes së  kërkesës dhe ofertës në tregun e punës është ngritja e një sistemi të shëndetshëm në arsimin profesional.

Nuk kemi thënë kurrë që shqiptarët janë dembelë. Ne kemi thënë që për 20 e ca vite, u promovua dembelizmi dhe rrugët e lehta të sukseseve imagjinare”, tha Rama.

 

SHKARKO APP