Rama sjell “Pashkë në Kelmend”, fëmijët që kremtojnë, engjëjt që bekojnë ditën e Ngjalljes së Krishtit

Nga Albert Vataj
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun një copëz të gjallë tradite dhe shpirtërimi përmes videos “Pashkë në Kelmend”, një dëshmi e rrallë e bukurisë së zakoneve që mbijetojnë përtej kohës në këtë trevë të thellë të veriut shqiptar, Kelmend.
Në qendër të këtij rrëfimi vizual qëndron rituali i ngjyrosjes së vezëve, një nga shenjat më të lashta dhe më domethënëse të Pashkët, ku e kuqja mishëron sakrificën, ndërsa vetë veza simbolizon jetën, rilindjen dhe vazhdimësinë. Por ajo që e bën këtë rit të veçantë nuk është vetëm simbolika, por mënyra se si ai përjetohet, me një thjeshtësi të kulluar, ku tradita nuk është dekor, por frymëmarrje e përditshme.

Roli kryesor në këtë kremtim u përket fëmijëve, atyre që, me duart e vogla dhe sytë plot dritë, bëhen bartësit më të denjë të një besimi që nuk kërkon shpjegim, por përjetim. Në pafajësinë e tyre, shpirti i Jezusi Krisht nuk është një koncept teologjik, por një prani e ndjeshme, një dritë që ndizet në çdo buzëqeshje, në çdo vezë të ngjyrosur, në çdo lojë të pafajshme që shndërrohet në rit.
Ata janë, në një kuptim të thellë, engjëjt e vegjël të kësaj feste, jo vetëm sepse i japin gjallëri, por sepse e shpëtojnë atë nga formaliteti dhe e rikthejnë në thelbin e saj, gëzimin e pastër, përjetimin e përbashkët, lumturinë që nuk ka nevojë për madhështi, por për ndjeshmëri.
Në këtë video, çdo çast i kremtes bëhet një moment i paharruar festiv, një akt i vogël, por i mbushur me domethënie, ku përmes ngjyrës, lojës dhe bashkësisë, përtërihet jo vetëm tradita, por edhe vetë shpirti i jetës. Është një kujtesë e bukur se Pashkët nuk janë thjesht një datë në kalendar, por një përvojë që lind dhe rilind sa herë që njerëzit, sidomos fëmijët, i japin asaj zemrën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?