Rama: S’ka përmbytje, por aluvion. Komentuesi: Keqardhje që po të japin leje të tallësh b….

Edi Rama nuk heq dorë nga arroganca dhe cinizmi edhe në këto ditë të vështira për mijëra familje në gjendje të rëndë pas përmbytjeve të fundit.

Sot  ai u ka uruar mirëmëngjes ndjekësve të tij në rrjetet sociale me dy fotografi nga fusha e sportit në Lungomare, Vlorë, ku tregon si ishte gjatë përmbytjeve dhe si është sot.

Vetëm 24 orë pas “Qametit”, kryeministri ka “harruar” qindra shtëpitë, mijëra hektarët e përmbytura, ura e shkollat që dolën jashtë funksionit dhe ende nuk janë reabilituar si dy fushat e basketbollit te Lungomare. Ky cinizëm dhe tallje e hapur ka bërë që shumë komentues poshtë postimit, ti kujtojnë realitetin dhe madje ta sulmojnë ashpër kryeministrin e tyre.

Por ajo që i ka revoltuar edhe më shumë është fjala e huaj në gjuhën spanjisht, që Rama ka përdorur për përmbytjet. Sipas kryeministrit të vendit në Shqipëri nuk kanë ndodhur përmbytje, por “aluvion”!

Statusi i Edi Ramës

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto dy pamje nga fushat sportive të Lungomares në Vlorë pas aluvionit të katër netëve me parë dhe mbrëmë

 

ImageImage

/ SYRI.net

SHKARKO APP