Rama: Spitali i Lezhës kryen me sukses një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë abdominale

Kryeministri Edi Rama, informoi sot se në spitalin e Lezhës u realizua me sukses një ndërhyrje kirurgjikale tepër sfiduese në kirurgjinë abdominale.

“Në Spitalin Rajonal Lezhë u realizua me sukses një ndërhyrje kirurgjikale e një kompleksiteti tepër të lartë.
Në një paciente me tumor të kokës së pankreasit u realizua ndërhyrja e pankreatoduodenektomisë (Procedura Whipple), e cila përfaqëson një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë abdominale.
Operacioni u krye me profesionalizëm dhe përkushtim nga ekipi kirurgjikal:
Dr. Aurel Bardhi
Dr. Ardian Preli
Dr. Elda Papa
Ekipi i anestezi-reanimacionit, nën drejtimin e:
Dr. Everest Dega

Kjo ndërhyrje përbën një arritje të rëndësishme për Spitalin Rajonal Lezhë, duke dëshmuar rritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike në trajtimin e patologjive të avancuara kirurgjikale”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?