Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri
Zonat malore të vendit u përfshinë sot nga reshje intensive bore dhe shiu, duke vështirësuar qarkullimin rrugor. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga puna e strukturave përgjegjëse në veri të vendit, që po pastronin rrugët nga bora dhe po hidhnin kripë për sigurinë e mjeteve.
Rama theksoi se strukturat janë në gatishmëri maksimale për të garantuar lëvizjen dhe sigurinë në akset malore.
“Pavarësisht kushteve atmosferike, strukturat përgjegjëse janë në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri”, deklaroi kryeministri.
Autoritetet e ARRSH-së dhe Policia e Shtetit u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimri ose zinxhirë, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të ruajnë distancën e sigurisë në rrugët me reshje.
KOHA JONË SONDAZH

