Rama sulmon opozitën: E duan Belindën në burg pa gjyq, si gjyshi i vet
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën nga mbledhja e grupit të PS, teksa deklaroi se Partia Demokratike do Belinda Ballukun në burg. Rama tha para socialistëve se Ballukun e duan në burg, pa prova dhe fakte.
“Duan Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gjyqit. Dua t’u bëj një pyetje, ku dallojmë ne shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve e simpative tona njerëzore e politike nga ata që dje e deshën medoemos të pushkatuar gjyshin e saj. Pasi ua bëri fillimisht gjyqin në media dhe i dënoi në emër të popullit pa u dhënë të drejtën të mbrohen në sytë e popullit. Kjo nuk është një pyetje që e bëj sot për të mbrojtur Ballukun, sepse nuk jam avokati i askujt përballë një akuze të ngritur nga prokuroria, por për të mbrojtur të vërtetën e madhe të drejtësisë sepse jam kryeministër i këtij vendi. E vërteta e madhe quhet prezumimi i pafajësisë, si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi dhe si vijë e prerë ndarëse mes drejtësisë dhe arbitraritetit”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

