Rama takim me sipërmarrësit në Golem, ja projekti për zonën turistike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është takuar me sipërmarrësit e zonës së Golemit ku foli për një ndërthurje të turizmit detar, me agroturizmin dhe turizmin historik. Rama foli për një projekt me Bankën Botërore prej 71 milionë euro për zonën turistike.

“Kavajë, me sipërmarrës turistik të zonës në një nga investimet më të reja në bregdetin e Golemit për sa kemi bërë në këtë pjesë të parë dhe sa shumë më shumë mund të bëjmë së bashku për të forcuar më tej rolin e turizmit në rritjen e ekonomisë familjare dhe kombëtare.

Këto 44 muaj e kthyem Turizmin një ndër faktorët kryesore të rritjes ekonomike; Vizitorët u rritën me +45% dhe kapacitetet akomoduese me +44.3% duke bërë të mundur që të ardhurat e këtij sektori në ekonomi të arrijnë rekord historik në 1.5 miliard euro, një rritje me 38% dhe punësimi në sektor shtohet me +31782 të punësuar më shumë se në 2013. Vijuam më tej me uljen e TVSH nga 20% në 6%.

Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë”,-shkruan Kryeministri ne facebook.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154837450781523/

SHKARKO APP