Rama tallet me kandidatët e Bashës: Vangjel Dule dhe Dashi i Havasë do sjellin “Republikën e re”

Kryeministri Edi Rama në një takim me qytetarët ka ironizuar listën e PD-së për qarkun e Vlorës.

Rama ka renditur edhe një sërë arsyesh se pse qytetarët nuk duhet ta hedhin votën për kandidatin e PD-së Vangjel Dule si dhe për Dashamir Tahirin.

“Si mund t’i jepet vota e Vangjel Dules?

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të kalosh tek PD-ja por nuk është tek PD-ja ai. PBDNJ, iku me prodhimet e kalbura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngeli veç Vangjeli që do karrige. Ky Vangjeli u nderua nga PS si asnjëherë tjetër. U bë nënkryetar parlamenti.

Pasi u përzgjodh Shpëtim Idrizi dha dorëheqjen sepse nuk bashkëjetonte dot me çamët.

Ky që nuk bashkëjetonte dot, na shfaqet me Dashin e Havasë duke thënë unë dhe Dashi do bëjmë Republikën e Re.

Asnjë votë Vangjel Dules pasi është e pavlefshme dhe e verbër.

Ai duhet të përfaqësonte minoritetet. Ky nuk më ka kërkuar njëherë një investim, një zgjidhje për problemet e qytetarëve. Vetëm në parlament për të nxitur sherr.

Këto janë parti qokash, kërkojnë votat dhe si keni më për asnjë punë,” tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?