Rama thumb kryebashkiakut të PD-së: Thotë e kam mik por…

Gjatë një takimi me elektoratin në Vorë, kryeministri Rama i ka dërguar një mesazh kryebashkiakut Fiqiri Ismaili nga radhët e PD-së. Për të Rama u shpreh se ai del e thotë që e ka Ramën mik “por nuk e kam mik”, shton Rama ku thekson se e ka ndihmuar.

“Se ky Fiqo është interesant, del e thotë e kam mik Edi Ramën. Po është e vërtetë, e kam ndihmuar njëherë, por se kishte të drejtë, jo se e kam mik. Nuk e kam mik Fiqon unë. Pse del e kërkon vota për krushkun Fiqo? Ka ardhur momenti të kërkosh votë për Edi Ramën nëse del e thua e kam mik”,- tha kryeministri.

Duke vijuar ngacmimin, Rama shtoi: “Kemi detyrimin që liqenet e Vorës të mos na i marrë tepsia, mblidhe mendjen, ta kesh mirë krushkun me shëndet, të keni harmoni familjare”,- vijoi ai.

SHKARKO APP