Rama: TikTok në Shqipëri sërish aktiv, përdoruesit janë në qendër të sigurisë

Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin e tij “Flasim” për rihapjen e platformës TikTok në Shqipëri, pas një bllokimi që zgjati rreth një vit. Ai theksoi se ky vendim ishte paralajmëruar më herët dhe erdhi si rezultat i një procesi serioz rishikimi dhe bashkëpunimi me kompaninë.

Sipas kryeministrit, pas vendimit për bllokimin e TikTok, platforma ka treguar gatishmëri për dialog dhe bashkëpunim me autoritetet shqiptare. “Për befasinë tonë të këndshme, TikTok ishte i hapur dhe aktiv në ndërtimin e dialogut me ne pas bllokimit. TikTok nuk na ka çuar në gjyq,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se vendimi për rihapjen e aplikacionit nuk përbën dorëzim dhe as mbyllje sysh ndaj problematikave të mëparshme. “Vendimi ynë nuk është dorëzim, e aq më pak mbyllje sysh, por rezultat i një procesi serioz rishikimi dhe i një pune konkrete për adresimin e shqetësimeve reale,” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama nënvizoi se thelbi i këtij procesi ka qenë rritja e sigurisë dhe vendosja e filtrave të nevojshëm për kontrollin e përmbajtjes, duke shtuar se bëhet fjalë për kontroll në kuptimin pozitiv të fjalës dhe jo për censurë. Fokus i veçantë ishte mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot TikTok është sërish i aksesueshëm sepse ka mekanizma të rinj sigurie. Ky ishte edhe qëllimi i bllokimit në radhë të parë,” përfundoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?