Rama tregon “borxhin” që i kanë demokratët: Ç’duhet të bëni për ta na e shlyer

SARANDE- I ndodhur në Xarrë të Sarandës, kryesocialisti Edi Rama ka treguar se demokratët nuk janë armiqtë e socialistëve. Ai shtoi madje se ata i kanë një “borxh” kryeministrit.

“Demokratët na kanë një borxh, ju treguam se nuk jemi armiqtë e tyre. Lulin ua shpëtuam, tani na jepni votën neve që të shpëtojmë Shqipërinë nga të gjitha “lulet” që duan ujë vetëm për vete”,- tha Rama.

Duke vijuar ironinë me kryedemokratin, Rama tha se ai do ishte akoma në çadër tani. “Luli tani do ëndërronte fotot e mia dhe do thoshte …paske pasur të drejtë. Do kërkonte ujë nga vapa”,- shtoi Rama.

SHKARKO APP