Rama tregon detaje personale. Çfarë ndodh jashtë kamerave në shtëpinë e tij
Kryeministri Edi Rama po jep në këto momente një intervistë në studion e InTv. Si rrallë herë, gjatë kësaj bisede ai ka folur edhe për jetën e tij personale dhe familjare, duke lënë disi mënjanë politikën.
I pyetur nga gazetarja se çfarë ndodh brenda shtëpisë së tij, Rama është shprehur se në atë pak kohë pushimi që disponon, përpiqet ta kalojë me Zahon dhe bashkëshorten e tij, Linda.
Ai ka shtuar se shumë rrallë mund të ndodhë që t’u vijnë miq dhe gjithashtu ka shtuar se kur është në shtëpi duke pushuar me familjarët nuk ndjek kurrë politikë.
“Kur kaloj kohë në shtëpi me familjen, te televizori nuk ka asnjëherë politikë. Aty ndiqen vetëm filmat e Zahos, të mitë ose të Lindës. Në jemi një familje e vogël, me një kohë shumë të vogël të dispozicion, prandaj më së shumti jemi vetëm ne të tre”, tha Rama.