Rama: Turistët, pas 100 vitesh do vijnë për të parë ku ka banuar Tërmeti
Në kuadër të fushatës elektorale, ndalesa e Kryeministrit Rama mëngjesin e sotëm ka qenë Tepelena. Nga aty, kreu i qeverisë, zbuloi se ka një plan për të zbuluar Kalanë e Ali Pashë Tepelenës.
Rama përfitoi nga rasti për të ngacmuar edhe kryebashkiakun Tërmet Peçi. Ai tha se turistët vijnë në Tepelënë për Kalanë e Ali Pashës dhe jo për të parë ku banon Tërmet Peçi.
“Bota zihet se kush ta marrë Ali Pashën, por ne që e kemi tonin i bëmë atë që s’ia bërë as turku. Kalaja e tij e rrethuar me ndërtime pa leje. Kemi një plan për ta zbuluar komplet Kalanë. Se turistët vijnë për Ali Pashën jo se ku banon Tërmet Peçi. Pas 100 vjetësh do vijnë turistët për të parë se ku ka banuar Tërmeti”, – tha Rama.