Rama uron mirëmëngjes me pamje nga Parku Arkeologjik i Amantias, qytetari: S’kemi ujë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke uruar mirmëngjes gjithë ndjekësit në rrjetin social ‘Facebook’ me disa pamje nga Parku Arkeologjik i Amantias në Vlorë.

Rama thotë se ky park është zbukuruar falë edhe energjisë së jashtëzakonshme të labërisë. Por ajo që të bie në sy në këtë status është komenti i një prej ndjekëseve të Ramës që shkruan se në Delvinë nuk ka ujë të pijshëm dhe kërkon një përgjigje nga kryeministri Edi Rama, pasi i ka shkruar disa herë, por nuk ka marrë përgjigje.

Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje fantastike nga Parku Arkeologjik i Amantias në Vlorë, zbukuruar si kurrë më parë me një prani dhe energji të jashtëzakonshme labërie ??❤??
Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste ? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam ?? ??me #Shtet ? #Punë ? #Mirëqenie ?

Komenti i qytetarit:
Kete koment e kam bere dje tre here, po e perseris edhe njehere sot, ndoshta lexohet nga ana juaj:
I nderuar kryeminister #Edi_Rama!
Jemi njoftuar se neser jeni per nje vizite ne qytetin e #Delvines.
Ju urojme mire se ardhjen ne qytetin tone i cili prej vitesh vuan per ujin e pijshem edhe pse qyteti yne noton mbi uje.
Uji qe na vjen neper shtepira eshte i ndotur, jo vetem kaq, por dhe ai na vjen me nje orar te limituar, dy ore ne mengjes dhe dy ore ne mbasdite, dhe me kete orar uji nuk ben as lavatricja nje proces larjeje, nuk duam uje 24 ore, as uje te pijshem nuk duam, por te pakten te kemi 4 ore paradite dhe kater mbasdite.
Jam ne pritje te nje pergjigjeje nga ana juaj!
Screenshot002

SHKARKO APP